Stilet e të nxënit
Përveç tjerash, një nga çështjet me rëndësi në planifikimin e punës mësimore dhe në procesin e mësimdhënies është edhe njohja e nxënësve, nxitjet, nevojat, interesat dhe mënyra e të mësuarit. Në procesin mësimorë do të ketë rezultate pikërisht nëse nxënësit janë të nxitur për të nxënë. Nga kjo nisemi për të theksuar se askush nuk mëson njejt, secili nxënës mëson sipas një mënyre të caktuar apo të njohur në literaturen pedagogjike si stile të të nxënit. Disa mësojnë përmes përceptimit, të tjerë mësojnë duke anlizuar, reflektuar, përmes anës së të pari, dëgjuarit, disa mësojnë vetëm, të tjerë mësojnë në grupe, disa mësojnë në tërësi përmbajtjen mësimore, ndërsa të tjerë e ndajnë atë në pjesë më të vogëla logjike, disa janë kinestetik etj.
Krahas këtyre dallimeve të të nxënit te nxënësit, janë të pranishme dallimet edhe te mësimdhënësit në përdorimin e strategjive dhe metodave në procesin mësimorë, të cilët vejnë në pah artin dhe mjeshtrinë e tyre. Mësimdhënës të caktuar përdorin më shumë demonstrimin, të tjerë ligjerimin, reflektimin, diskutimet, por ka të atillë që përqendrohen më shumë në të menduarit, në mbamendje, në të kuptuarit etj. Prandaj për të arritur suksese në procesin mësimorë duhet patjetër që mësimdhënësi t’i njohë stilet e të nxënit, të kuptojë mënyrat se si mësojnë nxënësit dhe ato të jenë pikëmbështetje për planifikimin e punës mësimore si dhe zhvillimin e procesit mësimorë. Kjo nënkupton nevojen e përputhshmërisë së stileve të të nxënit dhe përdorimit të metodave e teknikave të mësimdhënies.
Stilet e të nxënit nga autor të ndryshëm emërtohen si mënyra përmes të cilave merren të dhëna, dije, informacione të cilat përvetësohen dhe përpunohen nga nxënësi në mënyrë vetanake. Stilet e të nxënit në vetvete kanë elementin e përceptimit (të parit, dëgjuarit, prekurit), ndjenjes, të menduarit (veprimit).
Prandaj çdo nxënës ka mënyren e vet të të nxënit. Çdo herë duhet pasur parasyshë se mësimi më i mirë bëhët kur nxënësi mëson duke u nisur nga interesat, nevojat, dëshirat dhe pa detyrime e ngarkesa.
Të mësuarit është i frytshëm nëse të folurit, bisedat, shoqërohen, ndërlidhen me veprimet, ushtrimet dhe duke punuar, vepruar etj. Me njohjen e stileve njihen dallimet vetanake të nxënësve dhe përfshirja e tyre në veprimtaritë mësimore. Karakteristikat, mënyrat se si nxënësi punon, arrinë deri te informata dhe si mëson janë çështje që duhet të njihen në mënyrë profesionale nga mësimdhënësi si dhe të trajtohet si një faktor i veçant në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Kjo nënkupton përshtatjen e strategjive mësimore, mësimdhënies me stilet e të nxënit për të arritur një mësimdhënie cilësore, të frytshme. ”Stilet e të mësuarit zakonisht përkufizohen si tipare njohëse, emocionale dhe psikologjike të nxënësve, kur ata bashkëveprojnë në mjedisin e klasës. Nxënësit me stile të ndryshme përpiqen t’i zgjidhin problemet në mënyra të ndryshme.”[1]
Pra duke i njohur stilet e të nxënit, mësimdhënësi njeh karakteristikat e nxënësve, mënyren e përvetësimit të diturive , zgjidhjes së situatave problemore.
Për stilet e të nxënit kanë shkruar autorë të ndryshëm, si në literaturën e ndryshme psikologjike ashtu edhe në atë pedagogjike. Psikologu amerikan Kolb dallon këto stile të të nxënit:
Stili pamor. Nëpërmjet stili pamor nxënësi apo i rrituri e përvetëson përmbajtjen mësimore me anën e shqises së të parit, kur mësimi konkretizohet, përdoren mjete mësimore, harta, grafikone, fotografi, filma, bëhët demonstrimi i mësimit etj. ”Njerëzit që kanë stilin vizuel e mësojnë materialin ose mësimin, kur pjesa më e madhe e këtij materiali mund të shihet ose ndiqet me shqisat e të parit. Nxënësi i këtij stili i mëson me efektivitet materialet e shkruara, diagramet dhe posterat, si dhe ndjek me interes demonstrimet.”[2]) Pra përmbajtja mësimore përcillet me pamje dhe lëvizje që këta nxënës i përcjellin me vëmendje si dhe janë shumë të përpiktë. Prandaj nga kërkimet e bëra kanë dalë rezultate se shumica e nxënësve janë më shumë pamor se dëgjimor. Procesi mësimorë me nxënësit te të cilët është i shprehur stili pamor përshkohet me veprimtari të ndryshme të përdorura nga mësimdhënësi që ngjallin interesimin e tyre si:
- Përdorimi i mjeteve pamore, hartave, fotografive, grafikoneve etj.
- Përdorimi i pikturave, ngjyrave, maketave.
- Shenimet e marra nga nxënësit të shoqërohet me ilustrimin e përmbajtjeve.
- Krijimi i një mjedisi mësimorë në klasë i cili të jetë larg zhurmave të ndryshme.
- Gjithashtu tekstet të jenë edhe me ilustrime, vizatime, harta, tabela etj.
Këta nxënës shquhen për nga përpikmëria dhe kanë aftësi organizimi si dhe imagjinatë.
Stili dëgjimor. Derisa te stili pamor dominon shqisa e të parit, te stili dëgjimor dominon shqisa e të dëgjuarit. Te ata nxënës ku është i shprehur ky stil i përvetësojnë më mirë dhe më lehtë dituritë nëse ato jepen me fjalë të folura apo të shkruara, që kërkohet të folur i qartë, pa zhurma të cilat do të pengonin procesin mësimorë. Përmbushet përmes ligjeratave ose edhe të incizuara, bisedave, diskutimeve ku bëhen vlerësime, jepen mendime, përfundime, bëhen analiza etj. Të nxënit përmes dëgjimit përshkohet nga veprimtari të organizuara nga mësimdhënësi ku kërkojnë përfshirjen e nxënësve në biseda, dikutime në grup dhe klasë. Poashtu bëhët paraqitja e punimeve të ndryshme që kërkojnë të folurit e zëshëm, rrjedhshëm dhe të qartë. Prandaj të dhënat e ndryshme përcillen me zë, përmes incizimeve, leximit të tekstit etj.
Stili kinestetik. Nxënësit që mësojnë sipas këtij stili, përvetësojnë përmbajtjet mësimore në mënyrë aktive, duke vepruar, shkruar, vizatuar etj. Nxënësit kinestetik janë më të suksesshëm nëse e prekin dhe e ndjejnë përmbajtjen mësimore, i përdorin pjesët trupore dhe ndjenjat, përdorin gjuhën e ndjenjave. Zhvillimi i mësimit nëpërmjet projekteve u shkon për shtati sepse kërkon veprimtari të ndryshme praktike, lëvizje trupore, sportive, paraqitje skenike etj. Pra vie në shprehje lidhshmëria e të parit, lëvizjeve trupore dhe baraspeshës. Nxënësit me këtë stil kanë prirje dhe shkathtësi për lojëra me top, sport, atletikë, kërcime si dhe veprime tjera ku kërkohet aktivitet trupor. Mësimdhënia përshkohet duke kërkuar paraqitjen e punimeve, veprimtarive me role etj.
Ndërsa ne hasim edhe ndarje tjera të stileve të të nxënit. Sipas autorit Musa Kraja kemi këto stile të të nxënit:
Të nxënit kognitiv. Ky lloj i të nxënit nënkupton të nxënit nëpërmjet fjalëve, të dhëna teorike, fakteve, parimeve, koncepteve. Nxënësi kognitiv përvetëson përmbajtjet mësimore, përmes proceseve mendore. ”Të nxënit konjitiv rezulton në fitimin e një kompetence profesionale, të lartë, të cilësive pozitive shoqërore, qëllimeve e aspiratave gjithnjë e më të larta, duke përvijuar përsonalitetin, karakterin, konceptin për vetën, për njohjen dhe respektimin e saj.”[3])
Të nxënit psikomotorik. Te nxënësit që është i shprehur ky stil i të nxënit nënkupton përvetësimin e shkathtësive, shprehive, punimeve me dorë.
Për stilet e të nxënit kanë shkruar edhe autor të tjerë si Rita dhe Keneth Dunn, të cilët gjatë punës mësimore vërejtën dallime në mes nxënësve sa i përket mënyrës se si ata mësonin. Ata theksuan katër aspekte ku ndryshonin, dallonin stilet e të nxënit.
· Mjedisi- jo të gjithë nxënësit dëshirojnë të mësojnë në mjedis të njejt, secili dëshiron ta gjejë një vend të përshtatshëm për të mësuar. Një pjesë e tyre dëshirojnë të vendosen në një kënd të dhomës, i cili të jetë i ndriçuar dhe të cilët nuk i pengon zhurma. Ndërsa nxënës të tjerë parapëlqejnë të mësojnë në një mjedis më të qetë. Pra te mjedisi duhet pasur parasyshë, zërat, dritën, vendin, temperaturen dhe çdo gjë tjetër që ndërlidhet me krijimin e kushteve për të mësuar.
· Mbështetja emocionale- gjatë veprimtarive mësimore disa nxënës kanë më shumë nevojë për mbështetje emocionale, për përcjellje dhe kontrollim të punës së tyre. Këta nxënës mësojnë më mirë nëse detyrat u ndahen në pjesë më të vogla dhe u jepen afate kohore për përfundimin e tyre. Kurse një numër i caktuar i nxënësve nuk kanë nevojë që t’u ndahen detyrat sepse mësojnë përmbajtjet mësimore në tërësi. Pra te ky aspekt kërkohet më shumë : vendosmëri, përgjegjësi, mbështetje emocionale.
· Përbërja shoqërore- duke u nisur nga ky faktor theksojmë te të nxënit ndikon edhe mëyra se si ata duan të mësojnë, në grupe shoqërore përmes ndërveprimit, ndarjes së përgjegjësive apo të mësojnë në mënyrë vetanake.
· Elementet vetanake trupore- sipas këtij aspekti një pjesë e nxënësve mësojnë më shumë nga ana e të parit, të tjerë mësojnë nga ana dëgjimore, kurse te nxënës të tjerë vie në shprehje lëvizshmëria.
Autorët Dunn dhe Dunn, përveç këtyre dallimeve, ndryshimeve të lartëpërmendura të të nxënit, theksojnë edhe kohën si faktor tjetër i veçant që vërehet te nxënësit, të cilët nuk mësojnë të gjithë në të njejtën kohë. Grupe nxënësish mësojnë më shumë paradite kur edhe truri është më i pushuar, kurse të tjerë mësojnë pasdite , edhe pse truri është paksa më i ngarkuar për shkak të veprimtarive të ndryshme gjatë ditës.
Stili përshkrues (Gregork). Sipas funksionimit të trurit kemi stilin përshkrues që mbështetet në përceptime. Në procesin mësimorë kemi nxënës të cilët kanë më shumë prirje konkrete për të mësuar, që nënkupton përvetësimin e përmbajtjeve përmes shqisave dhe nxënësit me prirje abstrakte që mësojnë në mënyrë logjike. Por të tjerë nxënës pëlqejnë më shumë të mësojnë dituritë pjesë pjesë, për t’i kuptuar ato më lehtë që quhen edhe pasues. Kurse nxënësve të tjerë u pëlqen të udhëheqin vet me përvetësimin e diturive, që ato të mos jenë fort të organizuara. Tipat pasues ndahen :
konkret (mësojnë më shumë nga shembujt).
Pasues
abstrakt (mësojnë përmes diskutimeve, duke analizuar etj.)
konkret ( së pari mësimdhënësi shpjegon, pastaj përdorë shembuj ).
I rastësishëm
abstrakt ( mëson në grupe duke bashkëpunuar ).
Përveq këtyre renditjeve të stileve të të nxënit kemi edhe renditje tjera pak a shumë të ngjajshme, të cilat do t’i japim më poshtë, të përgatitura nga Felder dhe Solomon.
Stili i të nxënit aktiv- nxënësit që mësojnë sipas këtij stili i përvetësojnë dijet, u shpjegojnë të tjerëve, diskutojnë dhe ndërveprojnë. Prandaj edhe pëlqejnë të punojnë në grupe, të veprojnë, ku secili anëtar i grupit bashkëpunon për dhënien e ideve dhe zgjidhjen e problemeve. Janë më energjik dhe kanë prirje për veprimtari ku kërkohet gjallëri.
Stili i të nxënit reflektiv- derisa nxënësit aktiv punon në grupe, nxënësit reflektiv parapëlqejnë të punojnë në mënyrë vetanake, në një vend të qetë, larg zhurmes dhe gjërave tjera që mund ta pengonin të menduarit e tyre rreth dijeve dhe informacioneve të përfituara.
Të nxënit intuitiv- nxënësit me intuitë janë shumë logjik, mendojnë, analizojnë, krahasojnë, kanë të zhvilluar të menduarit abstrakt, gjejnë marëdhënjet dhe janë nismëtar të risive.
Nxënësit e ndjeshëm- nxënësit që ndjejnë i përvetësojnë dijet, faktet dhe i kuptojnë ato. Janë të kujdesshëm për gjërat më të imta dhe dallohen për vendosmëri në zgjidhjen e problemeve. Pëlqejnë të kryejnë veprime praktike edhe mësimet të konkretizohen me shembuj praktik.
Stili i të nxënit pamor- nxënësit që kanë prirje pamore i përvetësojnë informacionet kur ato janë konkrete dhe i shohin si psh. ilustrimet, hartat, cd-rom etj.
Stili i të nxënit dëgjimor- këta nxënës me parë pëlqejnë të mësojnë prej fjalës së folur dhe të shkruar, përmes ligjeratave, diskutimeve në grup etj.
Stili kronologjik- parapëlqejnë të mësojnë përmbajtjet mësimore duke i ndarë në pjesë më të vogla logjike dhe pa bërë shkëputje të lidhshmërisë së tyre logjike.
Stili global- shquhen për prirje të zgjidhjes së problemeve në tërësi ashtu si janë dhe pa hyrë në imtësira.
Me stilet e të nxënit janë marr edhe autorët Kolb dhe Svason(Swason).Këta dallojnë katër stile të të nxënit:
Stili divergjent- nxënësit me këtë stil mësojnë në mënyrë reflektive. Japin pikëpamje të ndryshme rreth një problemi. Punojnë në grup dhe kanë imagjinatë të zhvilluar.
Stili përvetësues- kanë aftësi për t’i mësuar informacionet në mënyrë abstrakte. Përdorin të menduarit dhe analizojnë çështje të ndryshme. Pëlqejnë leximin, ligjeratat etj.
Stili konvergues- përdorin proceset mendore dhe reflektojnë. Kujdesen edhe për hollësira. Përvetësojnë gjëra abstrakte.
Stili përshtatës- nxënësit që kanë këtë stil mësojnë përmbajtjet mësimore në mënyrë aktive, janë dinamik, pëlqejnë ndryshimet, janë fleksibil dhe punojnë në grupe.
Pra siç po shihet, me stilet e të nxënit janë marr shumë autorë. Prandaj edhe është e natyrshme të ketë dallime në mes tyre. Mirëpo këta autorë kanë shtjelluar stile të njëjta si: sitli pamor, dëgjimor, kinestetik, kognitiv etj. Prap se prap te këto stile kemi elemente të njejta si:
- Edhe pse ka dallime në mes nxënësve të gjithë mund të mësojnë.
- Se përdoren proceset mendore qoftë në nivelin më të ulët apo më të lartë.
- Nxënësit mund të kenë elemente edhe të stileve tjera.
- Stilet e të nxënit shërbejnë për zgjedhjen e strategjive, metodave, teknikave e teknologjisë mësimore.
- Se nxënësit nuk mësojnë në mënyrë të njejtë.
- Stilet e të nxënit duhet të jenë thelbësore në planifikimin e punës mësimore.
Prandaj nohja e stileve të të nxënit nga ana e mësimdhënësit do t’i ndihmonte organizimit të një mësimdhënie bashkëkohore dhe të suksesshme.
[1] ) Grup autorësh (1997). Strategjia e të mësuarit. Prishtinë:Koha. Fq.362
[2] ) ) Garo,S. (2011). Metodologjia dhe praktika e mësimdhënies.U.F.O. Prees.Fq.7
[3] ) Kraja M.(2012). Pedagogjia. Tiranë:Erik. Fq.332

- Stili i të nxënit nëpërmjet eksperiencës konkrete (të nxënit nëpërmjet përvojes, shembujve konkret etj).
- Stili i të nxënit nëpërmjet eksperimenteve aktive ( përvetësimi i dijeve nëpërmjet bashkëveprimit, punës në grupe, bashkëbisedimit).
- Stili i të nxënit me ndihmen e monitorimi (të mësuarit përmes vëzhgimit, përdorimi i materialeve të ndryshme ).
- Stili i të ashtuquajtur mendim-konceptualizim abstrakt (të nxënit duke përdorur proceset mendore, analizën, të menduarit logjik, gjykimin).