Projekt i hulumtimit në veprim
Tema: Planifikimi i pyetjeve për zhvillimin e të menduarit kritik
Kryetrajnere: Kandidati :
Dr. sc. Eda Vula, prof. ass. Naim Babaj
Prishtinë, nëntor 2013
Përmbajtja
Përmbledhje ................................................................................................................................... 3
Hyrje ...............................................................................................................................................4
Shqyrtimi i literaturës .................................................................................................................... 5
Metodologjia .................................................................................................................................. 9
Qëllimi dhe pyetja e hulumtimit .................................................................................................... 9
Konteksti i shkollës dhe pjesëmarrësit .......................................................................................... 9
Planifikimi i hulumtimit ................................................................................................................ 9
Plani i veprimit…………………………………………………………………………………...10
Analiza e të dhënave dhe rezultatet…………………………………………………………….. 10
Rezultatet e grupit të përqendruar……………………………………………………………... 19
Përfundimi dhe rekomandimet…………………………………………………………………. 20
Burimet..………………………………………………………………………………………....22
Shtojca …………………………………………………………………………………………..23
2
Përmbledhje
Në të gjitha hulumtimet përdoret qasje e caktuar hulumtuese, prandaj edhe në këtë punim i cili ka të bëjë me planifikimin e pyetjeve për zhvillimin e të menduarit kritik është përdorur qasja cilësore, ku është përfshirë metodologjia e hulumtimit veprues. Përmes veprimtarive të ndryshme të planifikuara, bashkëpunuese jam përpjekur që të ndikoj të mësimdhënësit në mënyrë që të planifikojnë sa më shumë pyetje të nivelit të lartë të të menduarit, për zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit.
Në përcaktimin dhe zhvillimin e veprimtarive të mëtutjeshme jam mbështetur në rezultatet e nxjerra nga të dhënat e përfituara nga vëzhgimi i mësimdhënësve, grupin e përqendruar, këshillimet me mësimdhënës, poashtu kam marrë parasyshë edhe literaturën e ndryshme në të cilën është trajtuar kjo çështje.
Në këtë hulumtim janë përfshirë 5 mësimdhënës në SHFMU ,,Shaban Jashari ” në Skënderaj. Vëzhgimi është përmbushur në dy periudha. Rezultatet e periudhës së parë të vëzhgimit tregojnë se gjatë planifikimit të punës mësimore, në veçanti planifikimit të pyetjeve shohim se më shumë planifikohen pyetje të drejtpërdrejta, të nivelit të ulët se sa ato të nivelit të lartë të të menduarit, që nënkuptojnë pyetjet e të menduarit kritik.
Hulumtimi është vazhduar me mbajtjen e grupit të përqendruar ku janë zhvilluar diskutime të rëndësishme për rëndësinë e planifikimit të pyetjeve të të menduarit kritik. Pastaj është përmbushur edhe periudha e dytë e vëzhgimit. Rezultatet tregojnë se ka ndryshime rreth planifikimit të pyetjeve nga mësimdhënësit, të cilët kanë planifikuar më shumë pyetje të të menduarit kritik, krahasuar me rezultatet e periudhës së parë të vëzhgimit.
Prandaj mund të theksojmë se bashkëpunimi me mësimdhënës është shumë i rëndësishëm që sjell rezultate të frytshme, e sidomos në planifikimin e pyetjeve të të menduarit kritik.
Hulumtimi është përmbushur gjatë periudhës shtator- tetor 2013.
Fjalët kyqe: hulumtimi në veprim, vëshgimi, grupi i përqendruar, fletëvëzhgimi, bashkëpunimi etj.
3
Hyrje
Planifikimi i pyetjeve është një nga çështjet me rëndësi në procesin e mësimdhënies. Ato jo vetëm që zhvillojnë mbamendjen e nxënësit, por nxisin nxënësit për ndërveprim, veprimtari të ndryshme gjatë orës mësimore dhe zhvillojnë të menduarit kritik. Pikërisht duke u nisur nga kjo rëndësi që kanë pyetjet në zhvillimin e të menduarit kritik, prandaj edhe e kam trajtuar këtë problem në punimin tim. Mirëpo në mësimdhënie më shumë planifikohen pyetje të drejtëpërdrejta të cilat më shumë përqendrohen në mbamendjen e nxënësit, por nuk do të thotë se këto nuk duhet planifikuar fare. Pyetjet e këtilla nuk zhvillojnë të menduarit kritik. Vetëm planifikimi i pyetjeve të nivelit të lartë të të menduarit nga ana e mësimdhënësve ndikon në zhvillimin e të menduarit kritik.
Mirëpo planifikimi dhe ndërtimi i pyetjeve kërkon njohje profesionale dhe shkathtësi të mësimdhënësit. Mendoj se është e nevojshme për një ngritje të vetëdijës dhe përsosje profesionale të mësimdhënësve për planifikim më të madh të pyetjeve që nxisin dhe zhvillojnë të menduarit kritik në mënyrë që të krijojmë nxënës mendimtar, e jo vetëm zhvillim të mbamendjës. Prandaj bashkëpunimi me mësimdhënës do ta zbuste këtë problem i cili është shumë i pranishëm në procesin mësimorë. Kjo do të ndikonte në zhvillimin e tyre profesional, që njëherit është jo vetëm nevojë por edhe e domosdoshme në mësimdhënien dhe mësimnxënien bashkëkohore.
Në diskutimet dhe këshillimet e zhvilluara me mësimdhënës vlerësohen lartë pyetjet, e sidomos pyetjet e nivelit të lartë të të menduarit, pa të cilat nuk mund të flasim për mësimdhënie dhe të nxënë cilësor.
Mirëpo varësisht nga niveli i pyetjeve duhet pushuar apo dhënë kohë nxënësit për të menduar përgjigjen, sidomos duhet dhënë kohë më shumë kur kemi të bëjmë me pyetje të të menduarit kritik. Përveç kësaj, duhet krijuar një mjedis i përshtatshëm për parashtrimin e pyetjeve si dhe të përcillet me vlerësimin e përgjigjeve.
Përmes këtij hulumtimi synoj që me anë të bashkëpunimit të ndikoj në vetëdijësimin e mësimdhënësve për planifikimin e sa më shumë pyetjeve të të menduarit kritik.
4
Shqyrtimi i literatures
Ndërveprimi do të ishte i mangët pa përdorimin e pyetjeve. Prandaj ato janë një prej çështjeve më të rëndësishme në procesin mësimorë, të cilat përdoren nga mësimdhënësi për qëllime të ndryshme por edhe nga nxënësi i cili kërkon sqarime apo edhe për t’i zgjeruar njohuritë, zhvillimin e aftësive. ”Efekti dhe suksesi i tyre varen në intonacionin e zërit, theksimin e fjalëve, përzgjedhjen e tyre dhe rrugën me të cilën ato ndërtohen. Do të quajmë pyetje, me shkrim ose me gojë (apo me gjeste), çdo formulim që nxitë të menduarit dhe kërkon nga nxënësi një përgjigje.” ( Musai, B. 2003, fq.135 ).
Prandaj pyetjet duhet ta aktivizojnë nxënësin gjatë mësimdhënies, të ndërveproj, të përgatisë përgjigjen për të dhënë mendimin rreth problemit të caktuar.” Pra pyetja është hapi i parë i nohjes, pikënisje për bluarje mendore, për veprim, angazhim, synim, orientim mendor, për përqendrim të vëmendjes etj.” (Ramaj, A. 1983, fq.65).
Planifikimi dhe hartimi i tyre nuk është i lehtë që do të thotë se kërkohet mjeshtëri dhe shkathtësi e mësimdhënësit. Për të parashtruar pyetje të drejta e të suksesshme duhet planifikuar dhe përgatitur më parë, që do të ndikonin në drejtimin e procesit mësimorë si dhe në nivelin dhe cilësinë e dhënjes së përgjigjes. ”Të pyeturit duhet konsideruar më shumë si një teknikë më të cilën mund të jepet mësim se një teknikë për të parë sa dhe çfarë di nxënësi.” (Garo, S. 2011, fq.131).
Në procesin mësimorë pyetjet bëhën të niveleve të ndryshme. Pyetje të nivelit të ultë kryesisht bëhën për të riprodhuar atë përmbajtje që nxënësit e dijnë, pra kanë të bëjnë me mbamendjen e që fatkeqësisht një pjesë e madhe e mësimdhënësve i përdorin më shumë. Ndërsa pyetjet e nivelit të lartë kanë për qëllim të nxisin të menduarit, imagjinaten, krahasimin, analizën, reflektimin, krijimin etj. Pyetjet e nivelit të lartë kërkojnë të thuhet: si dhe pse ndodhë diçka. Ato parashtrohen për të zgjeruar të kuptuarit e nxënësve. Ato mund të bëhën si ”formulim me gojë ose me shkrim i një thënjeje që nxitë të menduarit dhe kërkon nga nxënësi një përgjigje.” (Gjokutaj, M. , Shahini,L. ,Markja, A. Zisi, A. ,Muça, E. 2005, fq.193).
Pyetjet mund të bëhën sipas nivelit më të lartë nëse nxënësit arrijnë rezultate në nivelin më të
5
ultë. Prandaj kjo e shton domosdoshmërinë e planifikimit dhe hartimit të pyetjeve të sakta, të drejta dhe të qarta, për t’i ikur pyetjeve të rastit, me shumë kuptime, jo të qarta, apo vetëm të nivelit më të ulët. ”Hartimi i pyetjeve është një proces dinamik. Si një reaksion kimik, përfshinë lëvizjen dhe reagimin. Pyetjet shkaktojnë lëvizjen e informacionit nga nxënësi te mësuesi dhe nga nxënësi te nxënësi.” (Tamo,A. ,Rapti, E. , Karaj, Th. 2005, fq.112).
Mësimdhënësi duhet të jetë i kujdesshëm jo vetëm në planifikimin e pyetjeve por edhe në pa-rashtrimin e tyre si dhe mënyra se si duhet të merremi me përgjigjen. Në këto raste mësimdhënësi duhet të ketë shkathtësi në trajtimin dhe drejtimin e rasteve të tilla.
Drejtimi i pyetjeve nga mësimdhënësi. Edhe më lartë kemi cekur se pyetjet bëhën gojarisht, me fjalë dhe me shkrim. Në mësimdhënien bashkëkohore të pyeturit nuk përqëndrohet vetëm në kontrollimin e dijeve të nxënësve. Të pyeturit është një proces i dyanshëm i cili kryhet në mes të mësimdhënësit e nxënësve si dhe në mes të vet nxënësve. Gjithëherë mësimdhënësi duhet të ketë parasyshë se pyetjet ia parashtron nxënësve, të cilat duhet përshtatur. Asnjëherë nuk duhet bërë përnjëherësh disa pyetje sepse nxënësit hamenden dhe shpërqendrohen për të dhënë përgjigje. Çdo herë duhet bërë pyetje që e shtyjnë nxënësin të mendoj. Ato i parashrohen tërë klasës.
Gjatë parashtrimit të pyetjeve është shumë e rëndësishme vendi i qëndrimit të mësimdhënësit. Ai duhet të shihet nga të gjithë nxënësit, të thotë pyetjen me zë të lartë, të mos anashkalojë nxënës apo grupe, të mos rrijë ulur. Prandaj njohja e teknikave të përgatitjes së pyetjeve nga mësimdhënësi është e domosdoshme për një mësimdhënie cilësore. Duhet pasur kujdes se nxënësit janë të ndjeshëm nëse nuk nxiten për të bërë pyetje dhe nuk pasohen me miratimin e përgjigjeve. Prej pyetjeve më të rëndësishme janë ato që kërkojnë të menduarit sepse nxisin diskutimet në klasë.
Drejtimi i përgjigjeve. Përveq shkathtësive që duhet të ketë mësimdhënësi për të drejtuar pyetje, ai duhet të dijë se si të merret me përgjigjet e nxënësve. Jo gjithëherë nxënësit japin përgjigjen e duhur dhe të dëshiruar nga mësimdhënësi. Ato mund të jenë pjesërisht, por edhe krejtësisht të gabuara. Në raste të tilla mësimdhënësi duhet të shpreh falënderimin për përpjekjen e nxënësit. Por edhe kur të jepen përgjigjet e gabuara duhet vazhduar me pyetje tjera, të nivelit
6
më të ulët për të ndihmuar në dhënien e përgjigjes së sakt. Në rastin tjetër mund të parashtrohet pyetja për t’ia përshtatë përgjigjes së nxënësit. Për çdo pyetje të nxënësit, mësimdhënësi duhet të jep fjalë miradie, por edhe me anën e mimikës. Kur nxënësi jep përgjigje nuk duhet ndërprerë nga mësimdhënësi, vetëm nëse ato tejzgjaten, kanë përmbajtje fyese dhe është jasht problemit që shtjellohet. Është shumë e rëndësishme të theksohet se pas parashtrimit të çdo pyetjeje, mësi-mdhënësi duhet pritur, pushuar (3-5 sek. por edhe 1 min.) apo dhënë kohë nxënësve për ta kuptuar pyetjen dhe për të menduar për përgjigjen që do ta japin. Prandaj ”Koha e pritjes do të thotë se mësuesi duhet të presë pas pyetjes që bënë përpara se të ndërhyjë, duke bërë një pyetje tjetër, duke lëvizur tek një nxënës tjetër, apo duke iu përgjigjur pyetjes në mënyrë retorike.” (Udhëzuesi 1, fq.59 ).
Nga autorë të ndryshëm pushimi pas pyetje cilësohet si shkathtësi, mjeshtëri. ”Ndoshta mjeshtëria më e madhe në artin e të pyeturit është të dish të krijosh pauzën e nevojshme në kohën e përshtatshme.” (Garo,S. 2011, fq.233)
Kjo ndikon në cilësinë e përgjigjes, saktësinë e saj, në përfshirjen e tërë klasës, në ndërveprimin e tyre, do të përfshiheshin edhe ata nxënës që janë më pak aktiv. Koha e pritjes nxitë të menduarit e nxënësve dhe ”ka një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet sasisë së kohës që mësuesit presin pasi bëjnë pyetjet dhe nivelit të të menduarit e nxënësve.” (Udhëzuesi 1, fq.60 )
Llojet e pyetjeve. Pyetjet janë një çështje që janë marrë shumë autorë. Atyre u është kushtuar rëndësi e veçantë dhe vend i duhur në literaturën pedagogjike. Duke marrë si kriter nivelet e të menduarit janë grupuar edhe pyetjet. Ato ndahen në :
1. Pyetjet e drejtpërdrejta,
2. Pyetjet e nënkuptuara,
3. Pyetjet e të menduarit kritik.
7
Pyetjet e drejtpërdrejta. Janë pyetje të nivelit më të ultë të të menduarit që mbështeten kryesisht në mbamendje dhe njohjen e të dhënave. Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxënësi nuk e ka të vështirë t’i gjejë, sepse ato janë të shkruara në përmbajtjen dhe tekstin e caktuar.
Pyetjet e nënkuptuara. Këto pyetje janë të nivelit më të lartë se sa pyetjet e drejtpërdrejta. Përfshijnë të kuptuarit në mes rreshtave, ku nxënësit përfshihen në diskutime.
Pyetjet që nxisin të menduarit kritik. Përdorimi i pyetjeve të nivelit më të lartë zhvillon të menduarit e nxënësve. Ata gjejnë këndvështrimin e autorit, porosinë e tekstit, ndërtojnë njohuritë ndërlidhin, duke pasuruar përvojë e tyre. Nxënësi bënë krahasime, zbërthen, rigrupon informaci-onet, vlerëson, jep përfundime etj.
Prandaj përgatitja e pyetjeve të nivelit më të lartë është shumë e rëndësishme që duhet praktikuar nga çdo mësimdhënës pavarsisht moshës së fëmijëve. Edhe pse nxënësit mund të jenë në moshë më të re nuk do të thotë se atyre nuk mund t’u bëhën pyetje të të menduarit kritik. Përndryshe te ata do të zhvillohet vetëm mbamendja e jo edhe të menduarit.
Përgatitja e pyetjeve mund të bëhët edhe sipas shkallshmërisë së Blumit. Mësimdhënia e suksesshme, frytëdhënëse dhe bashkëkohore jo vetëm që kërkon planifikimin e objektivave mësimorë, metodave, mjeteve etj. Patjetër duhet planifikuar dhe hartuar pyetjet të niveleve të ndryshme të vështrësisë. Nëse marrim për kriter shkallshmërinë e Blumit, pyetje ndahen sipas gjashtë niveleve, duke u mbështetur në nivelet e aftësive të të menduarit. ( Musai, B. 2003 ).
8
Metodologjia
Për mbledhjen e të dhënave është përdorur qasja cilësore, hulumtimi në veprim, ku janë përfshirë metoda e vëzhgimit, grupi i përqendruar, kurse si instrument është përdorur fletëvëzhgimi.
Qëllimi dhe pyetja e hulumtimit
Çdo veprimtari ka qëllimin e caktuar, prandaj edhe qëllimi i këtij hulumtimi është zhvillimi profesional i mësimdhënësve, përmes mënyrave, formave dhe veprimtarive të ndryshme, ku mësimdhënësit do të nxiten për të planifikuar sa më shumë pyetje të nivelit të lartë për zhvillimin e të menduarit kritik.
Pyetja e hulumtimit është:
Çfarë ndikimi ka bashkëpunimi i mësimdhënësve në planifikimin e pyetjeve për zhvillimin e të menduarit kritik ?
Konteksti i shkollës dhe pjesëmarrësit
Hulumtimi në veprim është përmbushur në SHFMU ,,Shaban Jashari ” në Skënderaj, e cila ka mbi 1000 nxënës dhe 43 mësimdhënës. Hulumtimi është zhvilluar te 5 mësimdhënës, 3 në shkollën fillore dhe 2 në shkollën e mesme të ulët. Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë të qëllimshme.
Planifikimi i hulumtimit
Çdo veprimtari duhet përgatitur me imtësi. Prandaj edhe hulumtimi rreth planifikimit të pyetjeve për zhvillimin e të menduarit kritik është përgatit në mënyrë të hollësishme. Së pari kam biseduar me drejtorin e shkollën për qëllimin dhe natyrën e hulumtimit. Pastaj është bërë përzgjedhja e mësimdhënësve për përfshirjen e tyre në kërkim. Në vazhdim kam përgatitur fletëvëzhgimin për vëzhgimin e mësimdhënësve në orët mësimore, i cili është kryer gjatë dy periudhave kohore. Periudha e parë e vëzhgimit është përmbushur nga data 23-25. 09. 2013. Qëllimi i vëzhgimit në këtë periudhë ka qenë njohja me gjendjen reale të planifikimit të pyetjeve
9
për zhvillimin e të menduarit kritk. Rezultatet që kanë dalë nga kjo periudhë e vëzhgimit kanë përcaktuar edhe veprimet e mia të mëtutjeshme.
Pastaj kam përgatitur edhe pyetjet, 8 sosh për diskutim në grupin e përqendruar, i cili poashtu është kryer pas periudhës së parë të vëzhgimit.
Ndërsa periudhën e dytë të vëzhgimit e kam përmbushur prej datës 16. 10 deri më 18. 10. 2013, për të parë se sa është përmirësuar praktika e planifikimit të pyetjeve dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e të menduarit kritk.
Plan i veprimit
Aktiviteti i parë i veprimit ka qenë organizimi i grupit të përqendruar i cili është mbajtur me datën 7. 10. 2013. Për diskutim janë parashtruar pyetje të ndryshme lidhur me planifikimin e pyetjeve dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e të menduarit kritik. Pjesmarrës kanë qenë mësimdhënësit e përfshirë në vëzhgim.
Po ashtu në vetëdijësimin e mësimdhënësve për planifikimin dhe përdorimin e sa më shumë pyetjeve që nxitin të menduarit kritik ka ndikuar organizimi dhe mbajtja e seminarit ,,Kursi i leximit” , që përveç teknikave për zhvillimin e shkathtësive të shkrim-leximit janë trajtuar edhe pyetjet e niveleve të ndryshme të të menduarit, ku janë zhvilluar diskutime të rëndësishme dhe mësimdhënësit kanë ushtruar praktikisht se si t’i planifikojnë dhe përdorin pyetjet e niveleve të ndryshme.
Pjesë e planit të veprimit janë edhe dy takimet me karakter këshillues të mbajtura gjatë dy javëve, ku kam dhënë udhëzime dhe këshilla për planifikimin e pyetjeve të nivelit të lartë të të menduarit, si dhe ofrimi i literaturës profesionale rreth pyetjeve e cila ka ndikuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Analiza e të dhënave dhe rezultatet
Përmbushja e hulumtimit është një çështje jo e lehtë, që kërkon njohje profesionale të problemit, shkathtësi dhe njohje metodologjike hulumtuese. Prandaj përveç kërkimit, përpunimi
10
statistikor i të dhënave është një çështje shumë e rëndësishme. Të dhënat e fituara si rezultat i kërkimit me anën e vëzhgimit i kam analizuar dhe paraqitur përmes përqindjeve dhe grafikoneve. Gjatë hulumtimit të dhënat janë përfituar përmes qasjes cilësore, përmes metodës së vëzhgimit dhe grupit të përqendruar. Hulumtimi është bërë në SHFMU ,,Shaban Jashari ” në Skënderaj. Rezultatet e paraqitura përmes grafikoneve janë të qarta dhe të kuptueshme, e me të dhëna të rëndësishme.
Periudha e parë e vëzhgimit
Në periudhën e parë të vëzhgimit janë nxjerrë të dhëna të cilat kanë të bëjnë me llojet e pyetjeve që i parashtrojnë mësimdhënësit gjatë procesit të mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e të menduarit të nxënësve. Përveq kësaj pjesë e vëzhgimit ka qenë edhe mënyra e drejtimit të pyetjeve dhe përgjigjeve, sa i përmbahet mësimdhënësi ecurisë, hapave të parashtrimit të pyetjeve si dhe koha e pushimit, pritjes pas parashtrimit të tyre. Të gjitha këto ndikojnë në të menduarit e nxënësve dhe cilësinë e përgjigjeve.Të dhënat e mbledhura nga vëzhgimi në periudhën e parë më kanë shërbyer për të gjetur mënyra për të përmirësuar sado pak procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, në veçanti çështjen e planifikimit të pyetjeve dhe rëndësisë që ato kanë në zhvillimin e të menduarit.Të dhëna janë paraqitur përmes grafikoneve.
Grafikoni nr.1.Krahasimi i rezultateve kërkimore rreth parashtrimit të pyetjeve .