Mësimdhënia bashkëkohore
Nëse në shoqërinë tonë ka profesione që janë me përgjegjësi, atëherë një prej këtyre profesioneve është ai i mësimdhënies. Mësimdhënia është një proces jo i lehtë, është veprimtari e rëndësishme shoqërore dhe me përgjegjësi. Ka mendime se mësimdhënia është art, është shkencë, apo të dyja së bashku.”Nëse është mësimdhënia art, kërkon frymëzim, intuitë, talent e krijimtari dhe pak prej tyre mund të mësohen. Nëse është shkencë, mësimdhënia kërkon njohuri dhe shprehi që me të vërtetë mund të mësohen.”[1]) Ne mund të shprehim mendimin tonë se mësimdhënia e suksesshme ka këto dy anë. Prandaj edhe në tekstin e profesorit të nderuar Bardhyl Musait theksohet se: ,,Mësimdhënia e mirë ka brenda elemente të punës së artistit dhe të studiuesit.”[2])
Mësimdhënia më e mirë është ajo gjatë se cilës përmbushen objektivat, aktivizohet nxënësi, nxitet ndërveprimi, përdorën pyetje të niveleve më të larta, ku nxënësi është në qendër të mësimdhënies, zhvillohen aftësitë, të menduarit kritik e krijues, bëhët reflektimi dhe nxënësi aftësohet për të punuar në mënyrë të pavarur.
Pra mësimdhënia është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri, përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë si dhe ndodhë formimi tërësor i përsonalitetit të nxënësve.
Vet emërtimi mësimdhënie bashkëkohore nënkupton një mësidhënie ndryshe nga ajo tradicionale. Kjo nënkuptohet në shumë anë, aspekte si: në strategji, metoda, teknika, forma, ndryshimin e rolit të mësimdhënësit dhe nxënësit, mjedisin shkollor, në respektimin e të drejtave të fëmijëve, në të kuptuarit dhe të menduarit ndryshe, në përcaktimin e objektivave, në vlerësim etj. Prandaj ”Me mësimdhënie bashkëkohore duhet të kuptojmë atë lloj mësimdhënie, e cila lehtëson me forma, metoda, teknika, dhe strategji të përshtatshme në procesin e të nxënit të nxënësve.[3]) Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton të nxënit aktiv, të menduarit në mënyrë kritike, krijuese dhe të nxënit me nxënësin në qendër. ”Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe komplekse dhe kërkon njohuri, aftësi e shprehi të shumta.”[4]) Procesi mësimorë bëhët duke u mbështetur në metodat dhe teknikat bashkëkohore, ku nxënësi mëson duke reflektuar, vlerësuar, zbuluar dhe duke zgjidhur probleme. Ajo është një proces, veprimtari që ndryshon vazhdimisht. Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi nxitet në procesin mësimorë, veprimtari të ndryshme për përvetësimin e diturive të reja, gjithëherë duke u mbështetur në përvojën, interesin, nevojat dhe aftësitë e tyre. Prandaj edhe burimet e informacionit janë të shumta dhe të ndryshme si nga: mësimdhënësi, përvojës, teksteve, internetit dhe nga shoku-shoku përmes ndërveprimit etj.
Përmes përvojës dhe ndërtimit të saj, nxënësit i kuptojnë përmbajtjet e reja duke i zgjeruar e pasuruar ato në mënyrë kritike. Përvoja vetanake e nxënësve, interesat, nevojat dhe aftësitë janë thelbësore gjatë mësimdhënies dhe të të nxënit. Mësimdhënia bashkëkohore tejkalon të nxënit riprodhues dhe krijon kushte për të nxënit aktiv dhe zhvillimin e të menduarit. Pra kemi të bëjmë me një mësimdhënie cilësore. Kjo do të thotë se nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëjë rindërtimin e ideve, koncepteve, mendimeve përmes procesit të njohjes, veprimit dhe ndërveprimit duke përdorur të menduarit dhe funksionet e tij si: analizën, sintezën, përfundimin, gjykimin, krahasimin, vlerësimin etj.” Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton ndryshimin e roleve të mësuesit dhe nxënësit, me qëllimin kryesor - lehtësimi i të nxënit.”[5])
Mësimdhënia bashkëkohore mbështetet në disa parime:
· Aftëson nxënësit për të nxënit e pavarur,
· Nxitë nxënësit që të jenë nismëtar,
· Krijohet dallueshmëri në të nxënë dhe nxitet të menduarit kritik, krijues,
· Nxitë dhe krijon kushte për komunikim shumëkahor dhe të frytshëm,
· Aftëson nxënësit për vlerësim dhe vetëvlerësim.
Mësimdhënia bashkëkohore është gërshetim i artit dhe shkencës, ku mësimdhënësi mëson vazhdimisht për vete por edhe për t’i mësuar të tjerët, nxënësit, duke u ofruar atyre njohuri sipas metodave, teknikave, teknologjisë më të re bashkëkohore. Kjo njëherit kërkon nga mësimdhënësi njohjen e stileve të të nxënit, përcaktimin e objektivave mësimorë, përgatitjen e pyetjeve sipas niveleve të shkallshmërisë (takson.) së Blumit, përfshirjen e sa më shumë faktorëve në procesin mësimorë.
Mësimdhënia bashkëkohore i aftëson nxënësit, i nxitë ata në veprimtaritë mësimore, t’i gjejnë vet burimet e informacionit, të zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë dhe formojnë shprehitë e tyre. Për arritjen e këtyre rezultateve duhet krijuar kushte, një mjedis të përshtatshëm mësimorë.” Prandaj detyrë e mësuesit është të krijoj një mjedis sa më të përshtatshëm dhe mjedis të ngrohtë pune, ku secili nxënës të ndjehet i lirshëm të shprehë mendimin e vet, të besoj në vetvete, të besojnë te mësuesi dhe shokët e tij.”[6])
Në mësimdhënien bashkëkohore planifikohen metoda, teknika, forma të përshtatshme në procesin mësimorë, ku edhe ndryshon pozita e nxënësit dhe mësimdhënësit, ku shkolla është më e hapur ndaj mjdisit shoqëror.
Prandaj për të arritur rezultate dhe suksese duhet që në planifikimin e punës mësimore të përfshihen më shumë strategji gjithpërfshirëse dhe me nxënësin në qendër, për të përmbushur një mësimdhënie dhe të nxënë cilësor.
Roli i nxënësit në mësimdhënien bashkëkohore. Në procesin e mësimdhënies bashkëkohore, përveq ndryshimeve tjera ka ndryshuar edhe roli i nxënësit i cili nuk është sikurse ka qenë në mësimdhënien tradicionale në cilësinë e dëgjuesit dhe përvetësuesit pasiv të përmbajtjeve mësimore. Tani nxënësi është në cilësinë e subjektit dhe është faktori më i rëndësishëm i cili është i pranishëm që nga planifikimi i punës mësimore, formave, metodave e teknika, objektivave e deri te përmbushja, udhëheqja dhe drejtimi i veprimtarisë mësimore. Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi është aktiv, ai e kupton atë që mëson, i vërteton dhe praktikon njohuritë e mësuara. Ata nxiten për të menduar në mënyrë kritike.Gjatë veprimtarive mësimore nxënësit krijojnë, bashkëbisedojnë, diskutojnë, shqyrtojnë, zgjidhin problemet, zbulojnë (hetojnë), kritikojnë, analizojnë, gjykojnë. Për ndryshim nga mësimdhënia tradicionale, në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi mendon për atë që mëson, e përdorë në jetën e përditshme, ndërton përvojën dhe aftësohet për të punuar në mënyrë të pavarur. Sot nxënësi, interesat, aftësitë, prirjet, nevojat janë pikëmbështetje e të gjitha strategjive bashkëkohore të mësimdhënies. Prandaj njohja e nxënësit përmes dosjeve, mbledhjeve të prindërve, vëzhgimit, testeve vlerësuese etj. është një çështje që duhet ta ketë parasyshë çdo mësimdhënës për ta organizuar një mësimdhënie cilësore dhe frytëdhënëse.[7]
1) Musai, B. (1999). Psikologji e edukimit. Tiranë:AEDP.fq.18
2 ) Musai, B. (1999). Psikologji e edukimit. Tiranë:AEDP.fq.21
3 ) Grup autorësh (2005). Gjokutaj Prof. Dr.M.”Mësimdhënia me në qendër nxënësin”(Pjasa e 1).Tiranë:Geer.Fq.16
4 ) Musai, B. (2003). Metodologjia e mësimdhënies. Tiranë :CDE ,fq. 11.
5) Rama, B. (2011). Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë.” Revista pedagogjke”.Tiranë:fq.27.
6 ) Rama ,B. (2011). Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë .”Revista pedagogjke”.Tiranë:fq.30