Format punës mësimore në mësimdhënien bashkëkohore
Sipas mënyrës së zhvillimit të procesit të punës mësimore, sot në mësimdhënien bashkëkohore mund të përdoren forma të ndryshme. Ndërveprimi mësimdhënës–nxënës, në mes të vet nxënësve mundësohet gjatë organizimit të procesit mësimorë i cili përmbushet në forma të ndryshme tashmë të njohura. Kemi këto forma të punës mësimore:
Forma e punës mësimore në grupe. Pikërisht duke i parë mangësitë e punës mësimore frontale krijohet nevoja për përdorimin e formave tjera mësimore, me përparësi më të madhe në organizimin e procesit mësimorë dhe arritjes së rezultateve mësimore. Janë mundësitë më të përshtatshme për bashkëpunimin dhe ndërveprimin e nxënësve, për zhvillimin e të menduarit, shoqërimin e nxënësve si dhe përpunimin, përvetësimin e njohurive dhe të dhënave shkencore. Gjatë veprimtarisë mësimore të nxënësve në grupe nxitet të nxënit, interesimi, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, shprehitë dhe nxënësit japin mendime, shpjegime, diskutojnë dhe raportojnë për punën e tyre.
Sot në sistemet e ndryshme arsimore puna në grupe është forma më e përshtatshme dhe e suksesshme e organizimit të procesit mësimor për aftësimin e nxënësve zhvillimin e cilësive, aftësimin për të punuar në mënyrë të pavarur dhe përmes ndërveprimit. Zhvillimi i mësimdhënies në formën grupore ngritë cilësinë e organizimit të procesit mësimor që njëherit kërkon përgatitje dhe përpjekje të nxënësve gjatë të të nxënit.
Ka mendime të ndryshme sa i përket numrit të nxënësve në grup. Mirëpo grupi më i përshtatshëm duhet t’i ketë 3-5 nxënës.Në grup krijohet një mjedis gjallërie dhe pune, ku nxënësit bashkëpunojnë duke ndërvepruar me njërin tjetrin.
Formimi i grupeve nuk duhet imponuar nga mësimdhënësi. Puna në grupe kërkon përpjekje të nxënësve dhe përgjegjësi për kryerjen e detyrave mësimore. Nga secili anëtar i grupit kërkohet bashkëpunimi, mirëkuptimi, përpjekje vetanake, pjesmarrje në diskutime, marrje e përgjegjësive etj. Veprimtaria e nxënësve në punën grupore është e pavarur dhe ndërvepruese, shkëmbehen përvojat, zhvillohen aftësitë etj. Ata duke ndërvepruar dhe bashkëpunuar kryejnë detyrat e grupit, synimet e tyre dhe paraqitjen e punimeve para grupeve tjera. Secili nxënës duhet të formoj shprehi të punës, bashkëpunim, të kenë besim, mirëkuptim si dhe gjetjen e zgjidhjeve në situata të ndryshme problemore.
Për arritjen e rezultateve është e domosdoshme krijimi i kushteve për një mjedis të përshtatshëm në klasë për zhvillimin e veprimtarive mësimore dhe nxitjen e nismave te të gjithë anëtarët e grupit. Ndërveprimi dhe komunikimi në grup bëhët në mënyrë shumëkahore. Për zhvillimin e veprimtarive mësimore në grup është e nevojshme parapërgatitje e nxënësve për punë të pavarur dhe planifikim të mirë të punës mësimore nga ana e mësimdhënësit për organizimin cilësor të orës mësimore. Mësimdhënësi vëzhgon, jep udhëzimet e nevojshme për kryerjen e detyrave gjatë punës në grup. Ai përcjell punën e nxënësve, bashkëpunimin, shoqërimin, gjendjen emocionale etj. Formimi i grupeve bëhët sipas disa kritereve si: aftësive, interesave, shprehive etj. Secili anëtar i grupit ka rolin e vet në grup, ka detyrat dhe përgjegjësitë. Rolet e anëtarëve në grup janë të ndryshme: udhëheqësi, vëzhguesi, kujdestari i materialeve, raportuesi, motivuesi.
Udhëheqësi ose kryetari i grupit. Zgjedhet nga anëtarët e grupit.Detyra e udhëheqësit është organizimi dhe drejtimi i punës së grupit si dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive. Përpjeket për krijimin e kushteve për një mjedis diskutimi në mes të anëtarëve të grupit, ndarjen e detyrave dhe kryerjen e veprimtarive.Në përzgjedhjen e udhëheqësit të grupit duhet të pajtohen anëtarët e grupit. Ai bashkërendit dhe planifikon veprimtaritë e grupit për kryerjen e
detyrave, i cili merr përgjegjësitë për gjithë grupin dhe për punën e tij. Është nismëtar dhe nxitës i zhvillimit të veprimtarive, kontrollon dhe vlerëson punën e grupit. Ai i mbron interesat e grupit dhe u përgjigjet kërkesave të tyre. Secili anëtar i grupit duhet të jetë udhëheqës sipas një radhe të caktuar.Ndërrimi i tij bëhët nga grupi.
Vëzhguesi. Secila punë, veprimtari duhet kryer brenda kohës së caktuar, prandaj vëzhguesi përkujdeset për përmbushjen e detyrave nga secili anëtar, ku secili duhet të jetë pjesmarrës në kryerjen e detyrave në grup.
Kujdestari i materialeve. Kujdeset për materialet e ndryshme mësimore për zhvillimin e veprimtarive brenda grupit.
Motivuesi (nxitësi). Ka rolin e nxitësit në grup në punën e tij dhe ndihmon në tejkalimin e problemeve dhe vështirësive gjatë veprimtarive të grupit.
Raportuesi. Tregon, jep para klasës rezultatet e punës në grup.
Puna në grupe nxitë nxënësit për veprimtari mësimore, për punë të pavarur, në dhënien e vlerësimeve, gjykimeve dhe krijon marëdhënie të reja në mes vet nxënësve dhe mësimdhënësit.
Forma e punës mësimore në dyshe. Nga vet emërtimi i kësaj forme të punës kuptojmë se orga-nizimi i mësimit mbahet në dyshe. Duke i caktuar nxënësit për bashkëpunim përcaktohen edhe detyrat, veprimtaritë tjera mësimore. Nxënësit duhet të jenë të përgatitur për të mësuar në këtë formë të punës mësimore të cilët përvetësojnë përmbajtje nga lëndë të ndryshme, t’i zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë e punës. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur dhe nën përkujdesjen e mësimdhënësit. Këshillohet ndërrimi i nxënësve gjatë punës në dyshe, ku kërkohet përgatitje e mësimdhënësit dhe e nxënësve, por edhe bashkëpunim i dyanshëm në mes të nxënësve.
Nxënësit nxitën për të mësuar, ndërvepruar dhe ngritjen e përgjegjësisë në procesin mësimorë si dhe shoqërimin e tyre. Përmes organizimit të mësimit në dyshe, nxënësi mund të mësoj nga nxënësi tjetër më i përgatitur, duke e ndihmuar njëri tjetrin, ku zhvillohet të menduarit kritik dhe krijues.
Forma vetanake e punës mësimore (individuale). Kjo formë e punës mësimore nënkupton organizimin e mësimit vetëm me një nxënës. Është një nga format bashkëkohore të punës mësimore ku vie në dukje puna e pavarur e nxënësit, si dhe krijimi i shprehive për t’u vetarsimuar. Është forma më e përshtatshme për mbajtjen e procesit mësimorë, ku vijnë në shprehje aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë e nxënësit. Përmes mësimit të individualizuar zhvillohen prirjet, talenti, përsonaliteti vetanak i nxënësit. Organizimi i punës mësimore vetanake mbështetet në prirjet, interesat, aftësitë dhe nevojat e nxënësve. Puna vetanake mësimore plotëson mangësitë e formave tjera të organizimit të procesit mësimorë, e sidomos atë frontale ku mësimi zhvillohet sipas nxënësit mesatar (nxënësit të imagjinuar).
Asnjë nxënës nuk është i njejtë, prandaj edhe procesi mësimorë nuk mund të organizohet në mënyrë të njejt për të gjithë nxënësit.
Puna mësimore vetanake kërkon përgatitje dhe gatishmëri të nxënësit për të punuar në mënyrë të pavarur, nxitjen e tij për veprimtari të ndryshme mësimore si dhe krijimin e përgjegjësisë për kryerjen e detyrave mësimore. Nxënësi merr informacione nga burime të ndryshme të dijes, zhvillon shkathtësitë, kryen detyrat, vizaton, zgjedh probleme, mban shenime, bënë skica, tabela. Prandaj kërkohet edhe parapërgatitje e nxënësit në mënyrë që të jetë i aftësuar për kryerjen e veprimtarive mësimore.Ai është i lirë të parashtroj pyetje për sqarime tjera. drejton, udhëzon i cili edhe e ndihmon nxënësin në punën e tij të pavarur.
Forma e përgjithshme (frontale). Quhet e përgjithshme sepse punohet me të gjithë nxënësit. Mësimdhënësi e planifikon, përgatitë dhe e përmbushë mësimin me të gjithë nxënësit. Mësimi planifikohet dhe përgatitet sipas nxënësit mesatar të imagjinauar. Kjo formë e punës mësimore ka edhe mangësitë e veta sepse mësimi nuk mund t'i përshtatet nevojave, kërkesave, interesave dhe aftësive të secilit nxënës.
Ma.Scc. Naim Babaj

- Puna mësimore në grupe ,
- Puna mësimore në dyshe,
- Forma vetanake e punës mësimore (individuale),
- Forma e përgjithshme (frontale) e punës mësimore.