Planifikimi i punës mësimore
Procesi i mësimdhënies është një veprimtari mjaft komplekse, me përgjegjësi dhe i rëndësishme.Përmes procesit mësimorë përmbushet edukimi dhe arsimimi i nxënësve, zhvi-llimi i aftësive, diturive, shkathtësive, formimi i shprehive si dhe formimi i tërësishëm i përsonalitetit. Është proces vijues që fillon me lindje dhe vazhdon gjatë tërë jetës.
Për të arritur një mësimdhënie bashkëkohore dhe mirë të organizuar është më se e domosdo-shme planifikimi dhe përgatitja paraprake për punë mësimore.
Planifikimi i punës mësimore është një nismë e mbarë, është gjysma e punës së kryer, një tre-gues për mësimdhënie cilësore, për një drejtim të suksesshëm të klasës duke mos lënë hapë-sirë për prishje të diciplinës nga nxënësit. Një mësimdhënie e paplanifikuar, e papërgatitur dhe e paorganizuar mirë, do t’i lihej vend mësimit të rastit, të nxënit jo cilësor dhe të paqëllimshëm.
Përmes planifikimit dhe përgatitjes mësimdhënësi parasheh hollësisht se si do të organizohet, përmbushet të nxënit gjatë një viti shkollor, gjysmëvjetori, muaji, jave dhe një ore mësimore. Kjo nënkupton përfshirjen e faktorëve mësimorë, planifikimin e objektivave apo rezultateve, teknikave mësimore, mjeteve apo teknologjisë mësimore, organizimin e mjedisit të të nxënit, drejtimin e kohës si dhe njohja e stileve të të nxënit.
Planifikimi dhe përgatitja për mësimdhënie është jo vetem e nevojshme, por edhe kërkesë për arritshmëri të larta. Prandaj procesi mësimorë është veprimtari e qëllimshme, e palnifikuar dhe e organizuar që ndërlidh shumë çështje dhe faktor të ndryshëm.
Planifikimi i punës mësimore është një proces që kërkon përpjekje dhe përgjegjësi, është parakusht që i paraprinë cilësisë së punës mësimore, pasqyrim që parasheh përmbushjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në shoqërinë e sotme bashkëkohore vërtetë po ndodhin ndryshime të mëdha në të gjitha fushat. Zhvillimi i hovshëm shkencor, teknik e teknologjik patjetër që është pasqyruar dhe ka ndikuar edhe në arsim. Shkolla duhet të jetë ajo që të luaj rolin e saj për t’i përcjell këto ndryshime dhe të shkoj në hap me zhvillimet e përgjithshme shoqërore, shkencore, teknologjike, kulturore. Që të arrihet kjo gjithsesi duhet ndryshuar edhe sistemi arsimor, procesi i mësimdhënies, me këtë edhe planifikimi i punës mësimore. Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi është në qendër të procesit mësimorë, ai merret parasyshë edhe atëherë kur mësimdhënësi planifikon punën mësimore, përmbajtjen programore, objektivat, rezultatet, teknikat mësimore, mjetet e konkretizimit, hartimin e pyetjeve, vlerësimin etj. Prandaj sot organizohet një mësimdhënie ndryshe që nënkupton jo ngarkimin e nxënësve me dije, por zhvillimin e aftësive, të menduarit krijues, kritik, zhvillimin e shkathtësive e shprehive dhe zhvillimin e imagjinatës. Nxënësi është ndërveprues, kritik, aktiv, krijues, shpreh lirshëm mendimet, vlerësues dhe vetëvlerësues. Mirëpo që të arrihet kjo edhe mësimdhënësi duhet të ndryshoi, të jetë krijues, bashkëpunues, ndërveprues, organizator, të sjell risi, të vihet në rolin e artistit, autorit dhe aktorit.
Krahas këtyre ndryshimeve edhe planifikimi i punës mësimore në mësimdhënien bashkëkohore ka ndryshuar. Që të kemi një mësimdhënie të suksesshme dhe cilësore patjetër që mësimdhënësi duhet të dijë çfarë të punoj dhe si të punoj, pra të përgatisë një planifikim të mirëfillt. Mësimdhënësi duhet t’i njehë nxënësit dhe aftësitë e tyre, interesat, nevojat, dëshirat, kërkesat e tyre. Gjatë planifikimit të punës mësimore, mësimdhënësi përgatit pyetje, cakton objektivat mësimorë sipas taksonomisë së Blumit, planifikon metodat dhe teknikat mësimore që në qendër kanë nxënësin, përgatitë mjetet mësimore të konkretizimit, format e punës etj. Poashtu në mësimdhënien bashkëkohore dallojnë periudhat mësimore, mënyra e vlerësimit, e qasjes ndaj nxënësit etj.
Planifikimi i punës mësimore ka qenë çështje trajtimi nga autorë të ndryshëm shqiptar, por edhe të huaj. Në vazhdim do të paraqesim probleme të ndryshme që ndërlidhen me procesin e planifikimit si: planprogramet mësimore, vjetore, mujore, javore si dhe planin ditor. Në përgatitjen për zhvillimin e veprimtarive mësimore patjetër duhet planifikuar edhe format e punës mësimore, mjetet mësimore të konkretizimit.Që mësimdhënia të jetë e suksesshme dhe cilësore, mësimdhënësi duhet të ketë përgatitje profesionale dhe metodike. Por edhe përgatitja e pyetjeve si dhe vlerësimi i nxënësve gjithsesi duhet të përfshihet në planifikimin e punës mësimore.
Prandaj mund të theksojmë se planifikimi i procesit mësimorë patjetër duhet të bëhët pjesë e punës së përditshme e mësimdhënësit, me qëllim të organizimit bashkëkohor të procesit mësimorë dhe ngritjen e arritshmëve në mësimnxënie.
Ma. Naim Babaj